LAMM: Rritet frekuenca e makinave në disa pika kufitare

0%

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. “Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanovcë” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”. “LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë”, thonë nga LAMM.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi