Salah shënon gol në fitoren e parë të Egjiptit në Botëror

0%

Shpërndaje në: Lojtarët e Egjiptit vallëzuan në fushë, ndërsa tifozët e tyre po festonin në tribuna. “Faraonët” më në fund e shënuan fitoren e parë në Kupë të Botës. Mohamed Salah shënoi gol ndërsa Egjipti fitoi 3:1 ndaj Zelandës së Re, në orët e para të së hënës.

Mostafa Ziko në minutën e 58-të, Salah në minutën e 67-të dhe Trezeguet në minutën e 82-të i shënuan golat e fitores së Egjiptit në Vancouver. Zelanda e Re kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Finn Surman në minutën e 15-të. Salah la fushën mes thirrjeve të zjarrta të shikuesve egjiptianë.

Kur përfundoi ndeshja, selektori Hossam Hassan dhe një asistent i tij morën një flamur të Egjiptit dhe vrapuan nëpër fushë duke e valëvitur lart. “Unë gjithmonë jap më të mirën për ekipin nacional”, tha Salah. “Është ditë shumë e veçantë, me fitoren tonë të parë në Kupë të Botës”. Egjipti është lider i Grupit G me katër pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Irani e Belgjika i kanë nga dy, derisa Zelanda e Re e ka një pikë. Më 26 qershor Egjipti luan me Iranin, kurse Zelanda e Re me Belgjikën. Egjipti po luan për herë të katërt në Botëror. Në tri paraqitjet e kaluara nuk kishte shënuar fitore.

Burimi: Koha