Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

0%

Komuna e Tetovës ka dalë sërish me sqarim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe sheshit të Tetovës. Sipas Komunës së Tetovës, Gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.

“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin Qendror.

Pavarësisht kësaj, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë”, thuhet ne reagimin e Komunës. Ata shtojnë se më ketë veprim, tendenca është e qartë që të krijohen tensione ndëretnike ndërsa pas kësaj tendence qëndron BDI-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot