Pësuan një defekt teknik në mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen, shpëtohen 3 persona në Velipojë

0%

Tre persona kanë shpëtuar pa lëndime pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësoi një defekt teknik në det, në zonën e Velipojës. Sipas Policisë Kufitare, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte mbetur në det për shkak të një defekti teknik, shërbimet policore u nisën drejt vendndodhjes së tij, duke kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.

Velipojë Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar avari në det, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes së tij. Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.

Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg. Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin unik të emergjencave 112.

Burimi: Bota Sot