Tashmë dihet që Real Madrid do të bëjë një përforcim “big” në mesfushë. Emri më i përmendur deri tani është ai i Enzo Fernandez, për të cilin Chelsea kërkon mbi 140 milionë euro për ta lënë të lirë. Por, sipas raportimeve nga Sports Illustrated, Real Madrid nuk ka hequr dorë edhe një nga pistë e vjetër që mban emrin e Alexis Mac Allister.
Argjentinasi i Liverpool është një profil tejet interesant dhe që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho. Megjithatë, largimi i tij nga Liverpool nuk do të ishte aspak i lehtë. Mac Allister është nën kontratë me të kuqtë deri në vitin 2028. Shifra minimale që do të paguhej për transferimin e tij është 100 milionë euro.
