Shpërndaje në: Shaun Evans është kthyer në detyrën e ndihmësit-arbitrit të VAR-it për ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Egjiptit që luhet të dielën, pasi FIFA e liroi nga çdo akuzë pas një hetimi mbi një gjest të diskutueshëm të kapur nga kamerat televizive para sfidës Gjermani – Kuraçao.
Monitoruesi i diskriminimit i FIFA-s në Kupën e Botës kërkoi që Evans të tërhiqej nga Botërori pasi që bëri një simbol “OK” me dorën e djathtë përpara këmbës së tij të djathtë. Ky veprim u konsiderua si simbol i urrejtjes nga Lidhja Anti-Shpifje me seli në New York, shumë vjet më parë. Por FIFA pasi shqyrtoi çështjen deklaroi se nuk gjeti asnjë provë për shkelje të Kodit Disiplinor.
Edhe vet Evans u deklarua për këtë çështje. Ai tha se formimi me dorë i shenjës “OK” nuk kishte për qëllim të përcillte mesazh, përkatësi, lojë ose besim të çfarëdo lloji. Evans do të asistojë zyrtarin e VAR-it, Mohammed Khamid.
