Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Kujtim Koqit, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës që nga maji i këtij viti, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Koqi, i lindur më në Prizren, ishte në kërkim nën dyshimin për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia në kërkim të Kujtim Koqit nga Prizreni – kërkohet ndihma e qytetarëve për lokalizimin e tij Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht më 10 gusht se Koqi ishte dorëzuar në Prokurori, pas disa muajsh në kërkim nga autoritetet.
Ekskluzive | Dorëzohet në Prokurori i shumë kërkuari Kujtim Koqi Policia e Kosovës kishte kërkuar më herët ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa pas dorëzimit të Koqit kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore.
U kap me drogë në Prizren, ky është i dyshuari që u arrestua nga Policia Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
