Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti Arben Kola: Ka tentativa për të dëmtuar protestën, mes nesh ka grupe të infiltruara!

0%

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve. “Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra.

I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare. “Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj.

Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë, ” përfundoi ai.

Burimi: Bota Sot