Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).
Siç dihet deri më tani, kjo lëvizje ka treguar një vazhdimësi që nga epoka e Gjergj Kastriotit, pastaj e Pjetër Bogdanit dhe e rilindasve tanë, të cilët donin kthimin e fuqishëm tek rrënjët tona të lashta dhe identiteti i patjetërsueshëm europian. Ju priftë e mbara në rrugëtimin tuaj të shenjtë për mbrojtjen e traditës, historisë dhe dinjitetit kombëtar. Gëzuar!
