​Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në Durrës, ku një 11-vjeçar nga Tirana është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në zonën e Kavalishencës, në lagjen nr. 13 të Durrësit. Sipas dëshmive nga vendngjarja, djali është pikasur nga qytetarët në ujë, jo në thellësi, por shumë pranë bregut.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 11-vjeçari u gjet në një zonë të cekët, shumë pranë bregut duke ngritur dyshime se shkaku i humbjes së jetës mund të ketë qenë një arrest kardiak dhe jo mbytja, raporton RTSH. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Burimi: Bota Sot