Zeneli i lumtur me debutimin në Botëror, kërkon më shumë

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Besfort Zeneli ka qenë shumë i lumtur me debutimin në Kupë të Botës, por tani ai kërkon edhe më shumë. Zeneli u inkuadrua në minutën e 56-të në humbjen e thellë të Suedisë nga Holanda, 5:1. “Është kënaqësi të debutosh në Botëror, por është zhgënjyes rezultati dhe humbja e thellë.

U përfshiva në golin e parë dhe mendoj se të gjithë që u inkuadruam i dhamë energji lojës. Por, humbja më ka mbetur në kokë. Gjithmonë dua që të jem në fushë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi kërkoi që ta ngrinim kokën lartë dhe t’i shohim gjërat e mira që i kemi bërë”, ka deklaruar Zeneli për “Fotbollskanalen” të dielën.

Burimi: Koha