Rama: Protestat po përdoren për të destabilizuar Shqipërinë dhe për

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar protestat e ditëve të fundit, duke pretenduar se ato po shfrytëzohen nga grupe të ndryshme për të nxitur dhunë, destabilizuar vendin dhe frenuar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, Rama deklaroi se institucionet arsimore po vendosen në qendër të vëmendjes për të krijuar përshtypjen se protestat lidhen me çështjet e arsimit. Sipas tij, qëllimi i vërtetë i disa prej veprimeve gjatë protestave është të nxitet dhuna dhe të krijohet paqëndrueshmëri në vend.

Rama theksoi se e drejta për të protestuar është liri kushtetuese, por shtoi se ajo nuk duhet të ngatërrohet me aktet e dhunshme ndaj Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri mori në dorë një gur, të cilin e përdori për të ilustruar rrezikun që, sipas tij, paraqesin sulmet ndaj policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky gur është objekti që përcakton ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar”, u shpreh Rama. Ai pretendoi gjithashtu se grupe të ndryshme po përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve për të penguar përparimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian.

Sipas Ramës, këto veprime synojnë të destabilizojnë vendin dhe të frenojnë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com