Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për situatën në Kosovë, me fokus zhvillimet politike, sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi. Mbledhja pritet të nisë në orën sipas kohës së Kosovës. Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, do të prezantojë raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili përfshin periudhën nga 16 marsi deri më .
Sipas raportit, situata e përgjithshme e sigurisë ka mbetur e qëndrueshme, por janë evidentuar vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe përparim i kufizuar në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi. Në diskutime pritet të përfshihen edhe zhvillimet politike në vend, përfshirë formimin e qeverisë në shtator dhe zgjedhjen e Justina Pula-Shirokës presidente më 7 tetor.
Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe situatës në veri të Kosovës, të cilën raporti e përshkruan si të qetë, por të brishtë, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.
Po ashtu, në fokus do të jenë dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë, si dhe përgjegjësia për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Raporti trajton edhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Sipas të dhënave, deri më , fati i 1 mijë e 579 personave vazhdonte të mbetej i pazbardhur.
Një tjetër temë e diskutimit pritet të jetë e ardhmja e UNMIK-ut, për të cilën shtetet anëtare kanë qëndrime të ndryshme. Në mbledhje pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Kjo është mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit të Sigurimit për Kosovën gjatë vitit 2026. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
