Samit në Berlin: tapet i kuq për investitorët

0%

Qeveria gjermane do të shtrojë tapetin e kuq për investimet, shkruan faqja e internetit e samitit. Armand Zorn, zëdhënës për politikën ekonomike i grupit parlamentar socialdemokrat (SPD) në Bundestag, thotë se gjithmonë ia vlen t’i mbledhësh bashkë përfaqësuesit e rëndësishëm të ekonomisë dhe të politikës. “Besoj se do të ketë edhe shpallje të mëdha”, shprehet ai.

Një takim rrjetëzimi nuk mjafton. Zorn pret që qeveria federale të shpallë vendime të caktuara investimi, që në fund i bëjnë dobi Gjermanisë si destinacion investimi. Ndër ato mund të jetë, për shembull, një partneritet me gjigantin amerikan të gjysëmpërçuesve Nvidia, kështu bëhet e ditur nga qarqet qeveritare. Synimi është të nxitet inteligjenca artificiale industriale.

Temat e tjera të samitit të investimeve janë energjia dhe infrastruktura. Për konferencën e parë të këtij formati kanë konfirmuar praninë afro 200 kompani gjermane dhe të huaja. Kushtet për investime presin përmirësim Ekonomisti Jörg Rocholl drejton shkollën e lartë ekonomike ESMT në Berlin, pikërisht atje ku zhvillohet samiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e shikon takimin si një sinjal të rëndësishëm, por kërkon para së gjithash kushte më të mira për investime. “Kushtet e Gjermanisë si vend investimi janë përkeqësuar në vitet e fundit”, thotë Rocholl. Këtë e tregojnë, sipas tij, renditje të ndryshme ndërkombëtare.

Si arsye përmend “afatet e gjata të lejeve, burokracinë e tepruar, një treg pune të ngurtë dhe gjithashtu çështjen e taksave” . Shumë e pyetin veten nëse ia vlen të investojnë në Gjermani. Sipas Rocholl-it, samiti mund të ndihmojë që kjo tendencë të kthehet. “Shkallë e lartë e stabilitetit politik” Investimet e huaja i trajton vetë kreu i qeverisë.

Një vit më parë kancelari Friedrich Merz emëroi madje një të ngarkuar personal për investimet, bankierin e dikurshëm Martin Blessing. Kur mori detyrën, Blessing nënvizoiavantazhet e Gjermanisë: “Kemi një shkallë të lartë stabiliteti politik”, thotë ai. “Ndonjëherë besojmë se çdo gjë lëkundet.

Por kur e shikon Gjermaninë nga jashtë, ajo del shumë e qëndrueshme.” Vendi ka, sipas tij, punonjës shumë të kualifikuar dhe tani edhe mjaft kapital publik. Pikërisht për këtë investitorët e huaj shfaqin interes të madh dhe e shohin Gjermaninë si vend atraktiv. “Mendoj se mesazhi është: investitorët janë të mirëpritur”, thotë i ngarkuari i Merz-it për investimet.

Kritika nga E Majta Kapitalin privat partia E Majta e shikon me skepticizëm. Janine Wissler, nënkryetare e grupit parlamentar në Bundestag, ka frikë se infrastruktura do të shitet pjesë-pjesë dhe kritikon përveç kësaj kostot e samitit. Në kohë presioni të lartë kursimi, kjo është e papërshtatshme, thotë ajo.

“Pesë milionë euro janë shumë para për të ftuar disa dhjetëra sipërmarrës e investitorë, të cilëve u shtrojnë tapetin e kuq në Berlin dhe që, me sa duket, i trajtojnë shumë mirë me ushqim e pije.” Sipas Wissler-it, duhet pyetur hapur nëse këto shpenzime kanë ndonjë proporcion me rezultatet që pastaj vërtet dalin.

“Në një kohë kur njerëzve çdo ditë ua thonë se për këtë nuk ka para dhe për atë nuk ka para, dhe se duhet të kursejmë e të shkurtojmë gjithkund, të organizosh pikërisht tani një samit-spektakël për pesë milionë euro, kjo më duket tepër e papërshtatshme.” Megjithatë, bëhet fjalë për shumën e përgjithshme, sqaron Ministria federale e Ekonomisë.

Ajo nuk përfshin vetëm kostot e konferencës, por edhe ngritjen e një marketingu të ri për Gjermaninë si destinacion investimi, pra publicitet në të gjithë botën për Gjermaninë si vend ekonomik. / DW

Burimi: Bota Sot