Fëmijët në panairin e veturave në Paris futen në Mercedesin elektrik

0%

Një incident i pazakontë ka ndodhur në panairin e veturave në Paris, ku dy fëmijë arritën ta aktivizonin një Mercedes-Benz VLE elektrik dhe ta përplasnin atë në murin e ekspozitës. Njëri prej tyre aktivizoi sistemin elektrik dhe vendosi veturën në marshin e pasmë, duke shkaktuar përplasjen.

Një specialist i Mercedesit u përpoq ta ndalte mjetin, por pa sukses. 🚨🇫🇷🚗 Un enfant a CRASHÉ LE NOUVEAU MERCEDES VLE CONTRE UN MUR au Salon de l’auto. 😭 https://t.co/9BC1S4j9Qo — Impact (@ImpactMediaFR) October 17, 2026 Pas goditjes, në murin dekorativ u shkaktuan dëme të dukshme. Nuk dihet nëse ata u përballën me ndonjë pasojë dhe as sa të mëdha ishin dëmet në veturë.

Ironikisht, Mercedes-Benz VLE është prezantuar si një automjet i përshtatshëm për familjet, por këtë herë dy vizitorët e vegjël vendosën ta testonin pak më shumë seç duhej. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi