Kryeziu-Hyseni thumbon PDK-në: Na bënë presion të votohet Ligji për

0%

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar deklaratat e fundit lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke rikujtuar debatet dhe tensionet që i paraprinë votimit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka pretenduar se gjatë përpjekjeve për miratimin e ligjit kishte pasur presion ndaj një deputeti të LVV-së (Fahrush Rexhepi), profesor, si dhe kërcënimet për pasoja të rënda nëse ligji nuk do të votohej. “Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas tyre pa e votuar Ligjin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pastaj thanë se nëse nuk do të votohej nuk do të përfundonte pa gjak kjo punë. Pastaj thanë se shumë ishin të armatosur e me bomba atë natë. Vetëm e vetëm që Ligji të votohej”. “Dhe sot dalin në konferencë thonë shiheni se mos ka ndonjë gabim në ligj e mos po duhet me e kthy mbrapsht”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar reagimet e PDK-së.

“Edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e Vetëvendosjes: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj.”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni.

Burimi: Telegrafi