Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

0%

MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale. “Më rreth orës , nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shpejtë (SPV) Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit është djegur një automjet pasagjerësh tip “Geely” me targa të Shkupit, në pronësi të B.I. (42) nga Shkupi, si dhe është djegur një automjet pasagjerësh tip “Toyota” me targa të Shkupit, në pronësi të D.K. (74) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk ka të lënduar. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi