Filmi i Erlisë Beqirit dhe Ardian Dubovës fiton “Best Fiction” në

0%

Filmi kosovar “From 6 to 5” i regjisores Erlisë Beqiri është shpallur fitues i çmimit “Best Fiction” në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Linz të Austrisë, duke lënë pas 57 filma të përzgjedhur nga mbi 4,000 aplikime. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, e cila mori pjesë në festival, që u mbajt nga 14 deri më 17 tetor.

Filmi është realizuar me skenar dhe regji të Erlisë Beqirit, ndërsa producent dhe drejtor fotografie është Ardian Dubova. Në rolet kryesore luajnë aktorët Astrit Kabashi dhe Eshref Durmishi. Çmimin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e pranuan regjisorja Beqiri dhe producenti Dubova.

Në emër të Ambasadës, ministër-këshilltari Valon Krasniqi përgëzoi regjisoren dhe ekipin realizues për arritjen. Sipas Ambasadës, ky çmim shënon një tjetër sukses të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në skenën ndërkombëtare. “Urime gjithë ekipit për këtë sukses dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në Austri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot