Torino shënon fitore bindëse

0%

Torino ka shënuar fitore bindëse me rezultat 0:3 në udhëtim ndaj Parmës, në stadiumin “Tardini”, duke u ngjitur në pozitën e dhjetë në tabelë me 10 pikë. Giovanni Simeone kaloi Torinon në epërsi që në minutën e katërt, ndërsa Che Adams dyfishoi rezultatin 20 minuta më vonë, duke i dhënë skuadrës mysafire një avantazh të rehatshëm.

Golin e fundit të ndeshjes e realizoi sërish Simeone në minutën e 69-të, me një goditje spektakolare nga rreth 25 metra, duke vulosur fitoren e Torinos me shifrat 0-3.

Në anën tjetër, Parma pësoi humbjen e pestë në shtatë xhirot e para të sezonit dhe mbetet me vetëm katër pikë, në pozitën e 16-të në tabelë, duke shtuar këtu edhe efikasitetin më të ulët deri tash në kampionat me vetëm 4 gola. Në xhiron e tetë, Torino e pret Monzan, derisa Parma udhëton te Lazio në top-formë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot