Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte në Tiranë ku u kap nga kamerat në një moment të protestës.
Isufi si zëdhënës i Armend Mujës ende figuron në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa dorëheqje apo largim nga pozita e tij si “këshilltar politik” apo “zëdhënës” ende nuk ka zyrtarisht, shkruan Nacionale. Ai tha se në Tiranë ishte “për qef, me nipa .” Por, shtoi ai, “edhe si gazetar freelancer.
” “Por edhe nese do te jem serish ne Qeveri, serish do ta kryej punen me integritet, ” përfundoi ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!