Dy raste të sulmit fizik janë raportuar më 18 tetor në Pejë, njëri ndaj një mashkulli dhe tjetri ndaj një femre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës , ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës , kur një femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti, me vendim të prokurorit, vazhdon në procedurë të rregullt.
