1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë shqiptarët e shquar nëpër botë? Ngrihuni dhe flisni, veproni, protestoni! Edi Rama ka nxjerrë RENEAN në shesh, armatosur me armë të vërteta dhe snajper, jo me plumba gome!
Ndaleni EDI RAMËN në marrëzinë e tij! Do na marrë me vete. Do na vrasë fëmijët! E shkretoi Shqipërinë, tani do ta djegë bashkë me ne! Xh.M: Ndërsa të tjerë bëjnë spektatorin indiferent nga karriget e lokaleve dhe nga ekranet e televizorëve shtëpijakë, shumë të tjerë SHQIPTARË, fizikisht, shpirtërisht dhe mendërisht, Beti janë me protestuesit studentë në sheshet dhe rrugët e Tiranës!
Këto orë kur Edi Rama në kulmin e palogjikshmërisë dhe pasigurisë për të nesërmen e vet, janë edhe më tepër! Është për të kujtuar e llogaritur se rreth 500 mijë administrativistë dhe patronazhistë, me prindër nga dy palët, Rama- parti- qeveria i ka në xhepa si njerëz, si kukulla, si kone e zagarë, si vota, me kërcënimim e padëgjuar në asnjë vend të Perëndimit Demokratik: “vendet e punës dhe burimin e përfitimeve prej tyre, mund ti ruani shumë gjatë vetëm nëse votoni për ne…”!!!???
Në këto kushte, përballë një diktatori, një policie shteti, përforcuar me mercenarë serbë, izraelitë, grekë, rusë, bjellorusë, mafiozë, drogaxhinj, burgaxhinj…, kërkohet që përballë kësaj ushtrie shumëflamurëshe apo kësaj aleance antidemokratike shumëkombëshe, të ngrihen Presidenti, Parlamenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, PS, PD…Nga ndërkombëtarët, kërkohet angazhim urgjent nga ambasadat e SHBA- së, BE- së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës…!
Është bërë e kuptueshme dhe e shprehshme se Edi Rama ka humbur logjikë, aftësitë për vetëpërmbajtje, vetëkontroll, veprime të arësyeshme e të drejta…!
Për të shpëtuar fronin dhe pasuritë atij i kanë mbetur vetëm forcat ushtarake e policore, armët, plumbat, dhuna çnjerëzore apo kafshërore, duke i kryer vetë shumicën e akteve dhe duke ia lënë autorësinë studentëve, për mbi 4 muaj e gjysmë paqësorë, si pëllumba…! Traditë plagjiature nga koha e diktaturës së Enverit, “babait” dhe frymëzuesit të tyre shpirtëror.
Janë akoma të gjallë plot nga SHQIPTARËT që e kujtojnë dhe dinë mirë se me urdhër të demonit komunist, futeshin armë në kisha e xhamia dhe kryheshin akte të dënueshme, deri masakra njerëzore, për të penalizuar, burgosur dhe dënuar priftërinj e hoxhallarë si dhe kundërshtarë politikë, pa fare dijeni e faj!
Një nga rastet dhe faktet e panumërt është 26 shkurti 1951, masakra mbi 22 intelektualë të shquar dhe tregtarë të mëdhenj me sebepin e një atentati me bombë në godinën e ish ambasadës së BS në Domethënë, fare troç e SHQIP, interesi, qëllimi dhe alternativa e vetme shpëtimtare e armatës së kuqe qeveritare është një 1997- të e dytë, një luftë e re civile, përmbyllur me një amnisti të përgjithshme dhe hapjen e dyerve të burgjeve edhe për trafikantët e drograve të Ekuadorit, Meksikës, Kolumbisë, Arubas, për kriminelë e vrasës njerëzish, sikur të ishin zogj harabeli…!
Atëherë PS e bëri 97- tën e parë, me sebebin e pasinqertë të firmave piramidale, dhuruar për amatorizëm qeverisës e mjegullsi vizioni, nga PD- Berisha. E bëri më lehtë e hapur edhe nga favori se në atë vit të zi e të kobshëm, si vetë partia e 8 nëntorit 1941, Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO- s. Këto javë të tetorit 2026 Shqipëria nuk është më si ajo e 1997- tës së parë.
Nëse forcat e NATO- s detyrohen të ndërhyjnë për të ndalur legjionet, taborret, bandat… e ushtrisë së Edi Ramës, me shumë gjasa krerët e NATO-s, do të mendojnë dhe vendosin si alternativën e parë e me shumë më pak kosto politike, njerëzore, ushtarake…, prangosjen dhe mbylljen e Edi Ramës në një qeli në Hagë ose në Guantanamo!!!
Ose në një çmendinë…!!! 2- Era Danaj: “…Po këta të tjerët në PS çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe si mund të shpëtojnë nga inkriminimi i plotë prej tij?” Xh.M: Këta gjase socialistët e tjerë, që kanë 28 vjet që e duan, e mbështesin, e votojnë Edi Ramën si kryebashkiak, si kryeministër e deputet, edhe pse ia njohin trutë dhe rininë problematike, do të justifikohen si me Enverin, Era!
Domethënë, do të thonë se “e deshëm dhe i shërbyem si bagetia e si zagarë, se ashtu ishte koha! Se nuk e kuptuam që ishte monstër, pervers, më serb dhe më antishqiptar se “vëllezërit e tij” jugosllavë…!” Po kështu do të justifikohen edhe me Edi Ramën.
Por, do të shtojnë se “e deshëm dhe votuam Edin, sepse nuk donim malokun, Saliun…”, edhe pse në kohën e tij ata ishin më të perfituarit…!? Logjikë alla enveristo- edramistësh! Prej 84 vitesh janë bërë mjeshtra për tua lënë kopilët dhe viktimat e tyre në portë e derë kundërshtarëve të tyre!
Disa avoketër mbrojtës vullnetarë apo të neveritshëm për nga servilizmi e hipokrizia, që vetë me soi e sorollop i kanë pirë si thithlopa këtij shteti qumësht, gjak, djersë…, që i kanë parë dhe njohur mirë disa nga autorët e vërtetë të akteve të dhunës në disa godina shtetërore dhe biznese private, duke e fshehur me rroba cilivile zagarizmin e tyre qeveritar, dalin para kamerave dhe mikrofonave të mediave dhe bëjnë moralizime qesharake, në mbrojtje e justifikim të Rama- qeveri- shtetit!
Me demagogji e ligësi e interpretojnë mos dashjen nga shumica e shqiptarëve të këtij lloi e soi “shteti njerk” apo “ armik”edhe si mos dashje e atdheut dhe kombit, të cilëve ata vetë për 82 vjet i kanë shkaktuar të këqija dhe gjëma të rënda e të panumurta, që vështirë se mund t’i bënin me ushtrira edhe Serbia e Greqia!?
Edhe më tepër e për turp e marre, derdhin lotë krokodili për dëmet në xhama, dyer, dritare semaforë…, dhe “harrojnë të kujtojnë” se sa qindra milionë e sa miliardë euro i janë grabitur në rrugë e forma korrupsioni buxhetit dhe pronës së shtetit nga pushtetarët dhe politikanët e partisë në pushtet, “rastësisht” parti e zemrave dhe votave të tyre!?
Po kështu harrojnë qëllimisht se një trup dhe jetë njeriu, i një djali e vajze, studentë, masakruar nga policë shqiptarë apo mercenarë izraelitë, serbë, grekë apo ardhur nga gjetiu…, vlen shumëfish më tepër se një copë xham, dërrasë e se 10, 20, 50…semaforë, kosha plehërash, tabela reklamash…!?
Për më keq e për diskretitimin e tyre si bojaxhinj të Rama- qeverisjes bëjnë sikur harrojnë se pas 4 muaj e gjysmë protesta paqësore dhe arrogance e “shurdhërie” qeveritare, u dogj nga ana e kryeministrit mundësia e dialogimit demokratik dhe e protestave paqësore!?
Po këta vajtojca të pronës së shtetit, një pjesë për nga niveli arsimor, nxënës para studentëve protestues, u kujtojnë atyre diçka që e dinë shumë më mirë se ata dhe i këshillojnë se “qeveritë krijohen dhe rrëzohen me protesta paqësore dhe me votë!” Vërtetë “shteti krijohet, funksionon, mbahet, mbrohet, rinovohet, forcohet në mënyra, forma, rrugë paqësore, me votë të lirë e të ndershme”!
Por kjo ndodh në vendet DEMOKRATIKE, në të cilët shteti social e ligjor është human e funksional! Ku tregon kurdoherë përkujdesje konkrete ligjore, jetike, financiare, materiale, shëndetësore, arsimore…ndaj popullit! Ku nuk vidhet dhe blihet asnjë votë e mandat, që dëmton qytetarin dhe shtetin; qeverisjen dhe imazhin e saj në sytë e popullit, siç ka 82 vjet që ndodh në Shqipëri.
Domethënë, në këtë vend ku njerëzit, votat, mandatet, postet drejtuese dhe vendet e punës shiten dhe blihen si preshi, lakrat, spinaqi, karrotat, si dozat e drograve, domatet, patatet…!? Apo, edhe si qentë dhe macet!?
Është bërë plotësisht e kuptueshme, nga përvoja historike në Shqipëri e në botë se nuk mund të duhet dhe respektohet një shtet që nuk ka treguar dashuri e përkujdesje të përjetueshme e të sinqertë për ty si qytetar e si popull, për 82 vjet apo nga lindja deri në vdekje!
Po kështu, përgjithësisht e në shumicën absolute të rasteve, DIKTATURAT NUK RRËZOHEN dhe nuk SHPORREN ME VOTË e me lutje përgjëruese për dorëheqje, në një vend si Shqipëria nën Rama- parti- qeverisje, ku demokracia, drejtësia, ndershmëria, aftësia… janë thjeshtë mallra gabi, qoshesh, trotuaresh; fjalimesh në mitingje dhe në deklarata takimesh dhe intervistash në kohë fushatash elektorale…!!! 3- Ola Xoxa: “…A ka mbetur njeri me ndërgjegje nga Partia Socialiste?
Xh.M: Më fal, Ola, për “korrigjimin”! Qysh kur u poll nga “mami serbe”, më , kjo parti nuk ka pasur anëtarë me NDERGJEGJE TË MIRËFILLTË E TË SINQERTË KOMBËTARE, por kanë qenë dhe kanë mbetur brez pas brezi me “ideale” dhe me ndërgjegje parrulleske komuniste dhe internacionaliste!
