​Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

0%

Më , ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi. Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e George Washingtonit dhe flotës detare franceze. Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.

Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pa shpalosur në shenjë humbjeje. Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti – “Bota është përmbysur.

Burimi: Bota Sot