Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të nisë në orën . Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare, ku përfshihen edhe disa çështje që kanë mbetur nga seanca paraprake e Kuvendit, raporton KosovaPress.
Sipas rendit të ditës, fillimisht anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme. Më pas, do të diskutohet propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare, ku janë përfshirë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga pikat e rëndësishme është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Bëhet fjalë për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë.
Po ashtu, në rend të ditës është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.
