Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

0%

Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të hënë (19 tetor) nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, do të ketë edhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve të larta malore, por pa ndryshime të rëndësishme të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke treguar kushte përgjithësisht të qeta detare. / rtsh

Burimi: Telegrafi