“Studentët i dhanë frymë protestës”, Rroji: Pakënaqësia është

0%

Pedagogu i shkencave politike, Grid Rroji, i ftuar në një studio televizive e cilësoi protestën si shprehje të revoltës popullore ndaj qeverisjes dhe trajtimit të qytetarëve. Ai vlerësoi rolin e studentëve dhe theksoi se protesta nuk i përket asnjë partie politike.

Rroji deklaroi se pakënaqësia qytetare lidhet me të gjithë sistemin politik, ndërsa përgjegjësinë kryesore për situatën ia atribuoi kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, protesta duhet të vijojë për të sjellë një ndryshim të thellë politik dhe shoqëror.

Duke komentuar përplasjen mes legjitimitetit elektoral dhe të drejtës për protestë, Rroji vuri në dukje rëndësinë e reagimit qytetar përballë pushtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grid Rroji : Ajo që pamë, ato që ishin, mënyrat se si u trajtua protesta paqësore,pra shqiptarët janë të pakënaqur me mënyrën jo vetëm se si është qeverisur, por edhe me mënyrën se si janë trajtuar njerëzit nga qeveria pikë së pari dhe nga kryeministri arrogant, pasha ballkanik, por edhe nga e gjithë paria e Tiranës.

Pra, kjo është një shfaqje, një shprehje e revoltës popullore të të gjithë shqiptarëve, në krye të së cilës janë studentët, të cilët duhen përgëzuar për frymën që i dhanë. Ajo që kam thënë gjithmonë është që kjo protestë duhet të rritej dhe duhet të vazhdojë të jetë një protestë për ndërtimin e një fillimi të ri për shqiptarët, dhe një shtetkombi të shqiptarëve që na shërben ne.

Sepse ajo që kemi parë këto 36 vite nuk i ka shërbyer shqiptarëve; i ka shërbyer të gjithë pushtetarëve të të gjitha ngjyrave për t’u bërë milionerë dhe për ta shitur Shqipërinë copa-copa siç e kanë shitur tanimë sindikatave ndërkombëtare të krimit, dhe nuk janë më as ata vetë pronarë të shtetit, të cilin po e ruajnë me 30 mijë forca policie.

Numri nuk është i saktë 30 mijë, por po them me dhjetëra e mijëra forca policie. Në këndvështrimin tim është sigurisht një lajm i mirë, por që nuk duhet marrë i vetmuar.

Këtu kemi gjithashtu, përveç faktit që popullit i ka ardhur në majë të hundës, kemi dhe një thyerje, një çarje brenda për brenda parisë së Tiranës, ndoshta dhe brenda shumicës, e cila reflektohet në këtë protestë, dhe pikërisht kjo e ka vendosur në vështirësi të gjithë parinë e Tiranës.

Ju sapo patë një konferencë për shtyp të të ashtuquajturit kryetari i opozitës, i cili çdo ditë këto ditë është përpjekur që ta marrë vëmendjen mbi vete. Duhet të jemi të qartë, të gjithë njerëzit, të gjithë protestuesit e dinë këtë. Protesta nuk është e Partisë Demokratike, protesta nuk është e atyre shushunjave të tjera që dalin me mikrofon dhe bëjnë teatër atje.

Protesta është e popullit shqiptar, ndaj dhe njerëzit me të drejtë i drejtohen edhe selive të partive që i kanë lënë baltë, që i kanë tradhtuar disa lloje herësh. Mirëpo përqendrimi duhet të jetë tek ai që është fajtori kryesor i kësaj situate, i cili është kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, përveç faktit që ka bashkëpunuar me opozitën për t’i bërë shqiptarët skllevër, nuk ka asnjë lloj konsiderate për asnjë njeri tjetër, i trajton shqiptarët si skllevër. Sapo e tha sot në një dalje, ose mbrëmë në darkë se ai sot i publikon po mbrëmë në darkë i regjistron, në një dalje se çfarë mendon ai për shqiptarët.

Ai mendon se ne jemi një popull i pakëndur, ai mendon se ne jemi një popull që nuk di të bëjë më mirë sesa kaq, ai mendon që ne jemi popull që nuk e meritojmë atë.

Dhe ne i themi atij, protestuesit i thonë atij me veprimet e tyre, se jo vetëm që ne e dimë se kush është ai, por protestuesit i thonë që ti duhet të ikësh sa më parë sepse ti përfaqëson pjesën më të keqe të errësirës në Shqipëri. Pra, të së keqes dhe jo të mirës.

Burimi: Bota Sot