Lajm i mirë | Gjendet në sheshin e Prishtinës 15-vjeçarja e zhdukur

0%

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për familjen, është gjetur vajza e mitur nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, pa bërë të ditur se ku po shkonte. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 15-vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 17 tetorit në sheshin e Prishtinës, ku është lokalizuar nga familjarët e saj.

Rasti ishte raportuar në Polici më 16 tetor, rreth orës , pasi familja kishte humbur kontaktet me të miturën, e cila ishte larguar nga shtëpia më 12 tetor, rreth orës . Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, familjarët kanë njoftuar autoritetet rreth orës të 17 tetorit se vajza ishte gjetur dhe ishte kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas gjetjes, e mitura është intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa më pas, me kërkesën e saj, është kthyer te familja në Drenas. Kështu, rasti i raportuar si “Person i zhdukur” ka përfunduar me gjetjen e sigurt të së miturës. Për shkak të moshës së saj, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e vajzës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com