Detaje të tjera janë bërë të ditura për rastin e kanosjes së zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hysni Mehani, njëherësh kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj. Incidenti ka ndodhur në mes të ditës, teksa ai po ecte në një nga rrugët e qytetit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 17 tetor, rreth orës , Mehani po lëvizte në këmbë në rrugën “Idriz Rreci”, kur pranë tij është ndalur një veturë e tipit Audi. Sipas deklarimit të tij në Polici, drejtuesi i automjetit ka hapur xhamin dhe i është drejtuar me fjalë kanosëse, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Mehani nuk kishte arritur ta identifikonte personin dhe as t’i regjistronte targat e veturës. Për këtë arsye, rreth 23 minuta pas incidentit, në orën , është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për të denoncuar rastin. Megjithatë, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar.
Agon Veliu, 46 vjeçar, është identifikuar si i dyshuar për kanosjen dhe më pas është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, Veliu është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.
Ende nuk janë bërë të ditura fjalët konkrete që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit dhe as motivi që mund të ketë çuar deri te përballja. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
