Një zjarr i madh pranë një baze ushtarake kanadeze në Alberta ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, njoftoi ministri i Mbrojtjes, pa specifikuar numrin e saktë të tyre. Forcat e Armatosura Kanadeze po bashkëpunojnë me autoritetet vendore për të vënë zjarrin nën kontroll dhe po hetojnë shkaqet e tij, deklaroi David McGuinty, duke e përshkruar situatën si “shumë, shumë aktive dhe delikate”.
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, shkroi në platformën X se ka ndodhur një “incident serioz që ka shkaktuar një zjarr të madh”, duke shtuar se “mendimet e tij janë me të gjithë burrat dhe gratë e guximshme që janë prekur nga kjo ngjarje”.
Baza ushtarake “Wainwright”, ku shpërtheu zjarri, është një nga bazat e trajnimit ushtarak më të ngarkuara në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Helicopters arrive and depart from the Wainwright airport on Oct. 17, 2026 after a fire and explosion af CFB Wainwright. #yeg #ab https://t.co/PrH3AXJLuL https://t.co/rj29vo8b50 — CTV Edmonton (@ctvedmonton) October 18, 2026 Korporata Kanadeze e Transmetimeve (CBC) e përshkruan atë si “bazën kryesore për stërvitje me municion luftarak”.
Sipas CBC, në një ditë të zakonshme, në këtë bazë ndodhen rreth 690 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe 300 punonjës civilë. Distrikti Bashkiak i Wainwright njoftoi se zjarri i së shtunës “u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta” dhe theu gardhet rrethuese të bazës.
Hospitals across Alberta, Canada are reportedly being overwhelmed by the number of injured from the ongoing major fire at CFB Wainwright, the cause and extent of which is still unknown, with details being kept very quiet by the Canadian Ministry of National Defense.
Some sources place the number of dead in the dozens with hundreds of injuries, though nothing has been verified by officials in Canada. — OSINTdefender (@sentdefender) October 18, 2026 McGuinty u tha gazetarëve se “nuk mban mend të ketë ndodhur një incident i tillë në kohët e fundit”.
E kryeministrja e provincës së Albertas, Danielle Smith, u shpreh se ky “zjarr i madh dhe tragjik” po “prek shumë nga pjesëtarët e guximshëm të personelit ushtarak” të provincës. Ajo shtoi se autoritetet provinciale janë në kontakt me qeverinë qendrore për të menaxhuar situatën dhe për të kryer hetimet përkatëse.
Nuk është ende e qartë se kur ka shpërthyer zjarri, por njoftimi i parë nga distrikti për këtë incident u publikua rreth orës me orën lokale. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje banorëve që ta shmangin zonën dhe t’u hapin rrugën automjeteve të shërbimeve të urgjencës. Provincat fqinje kanë ofruar mbështetjen e tyre. / Telegrafi
