Tregimi prapa emblemave misterioze në fanellat e Botërorit

0%

Shpërndaje në: Jo vetëm yjet e Kupës së Botës mbajnë emblema të veçanta në fanellat e përfaqësueseve pjesëmarrëse. Misteri tani është zgjidhur, shkruan “Blick”, që ka bërë shkrim të gjatë pikërisht për këtë. Në fanellat e shumicës së lojtarëve ka të tilla emblema dhe ato hiqen më vonë. Johan Manzambi e kishte një të tillë në ndeshjen ndaj Katarit, por e hoqi pasi mbaroi loja.

Dhe nuk e kishte në ndeshjen kthyese. Cili është tregimi që fshihet pas kësaj? Lojtarët që luajnë në ndeshjen e parë të Botërorit, mbajnë emblemën “Debutim”. Emblema është ngjyrë ari, për shtetet fituese të Botërorit. Për të tjerat, është e bardhë ose e zezë, varësisht prej ngjyrës së fanellës. Cristiano Ronaldo mban emblemën “Trashëgimi”, për pesë e më shumë paraqitje në Kupa të Botës.

Në këtë listë janë edhe Lionel Messi, Luka Modriq, Yuko Nagatomo e Manuel Neuer. Por, Messi dhe Modriq e mbajnë emblemën “Topi i Artë”, pasi janë shpallur më të mirët e turneut. Messi në vitet 2014 dhe 2022, dhe Modriq në vitin 2018. Kylian Mbappe e ka emblemën “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë i Botërorit 2022, njësoj si Harry Kane e James Rodriguez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Manuel Neueri e ka emblemën e “Dorëzës së Artë”, bashkw me Emiliano Martinezin e Thibaut Courtoisin.

Burimi: Koha