Përleshje, plaçkitje, ndërtesa të përfshira nga zjarri dhe qindra të

0%

Të shtunën, dhuna shpërtheu në mbarë Francën gjatë ditës së fundit të demonstratave kundër standardeve në arsim dhe kostos së jetesës. Të paktën 400 persona u arrestuan gjatë asaj që qeveria franceze e përshkroi si një “përshkallëzim të dhunës”, ndërsa rreth 550,000 njerëz dolën në rrugë.

Në Paris, deri në orët e mbrëmjes pati përleshje të ashpra me policinë e rendit, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj turmës. Në kryeqytet dhe në zona të tjera u vunë zjarre në ndërtesa; ndër to edhe në Limoges, ku një zjarr i madh në bashki bëri që çatia të shembej pjesërisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Galeries Lafayette in Paris is being looted tonight.It’s the French equivalent of Harrods in London or Bergdorf Goodman in NYC https://t.co/F5jZU4bswZ — Visegrád 24 (@visegrad24) October 17, 2026 Des véhicules de police sont prises pour cible par la foule dans le secteur République à Paris.#Paris #17octobre https://t.co/yMReav1Tie — Luc Auffret (@LucAuffret) October 17, 2026 France: The bell tower of Limoges City Hall has collapsed after a massive fire engulfed the historic building during protests.The landmark, inaugurated in 1883, was more than 140 years old. https://t.co/7F4OO6tIiD — Clash Report (@clashreport) October 17, 2026 Në disa qytete pati grabitje, si dhe akte të përhapura vandalizmi të drejtuara kundër bashkive dhe bizneseve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, deklaroi se gjashtëdhjetë oficerë të forcave të rendit mbetën të plagosur; dy prej tyre u dërguan në spital pa ndjenja.

Galeries Lafayette in Paris is being looted tonight.It’s the French equivalent of Harrods in London or Bergdorf Goodman in NYC https://t.co/F5jZU4bswZ — Visegrád 24 (@visegrad24) October 17, 2026 Des véhicules de police sont prises pour cible par la foule dans le secteur République à Paris.#Paris #17octobre https://t.co/yMReav1Tie — Luc Auffret (@LucAuffret) October 17, 2026 Në Paris, gjatë pasdites, marshimi kryesor dukej kryesisht paqësor.

Një grup të rinjsh i thanë BBC-së se ishin “paqësorë” dhe se “thjesht po përpiqen të sjellin ndryshime, por asgjë nuk po lëviz”. Megjithatë, me kalimin e kohës, disa grupe ndezën zjarre në rrugë dhe dogjën automjete, përfshirë edhe në vende simbolike të qendrës së qytetit, siç është sheshi “Place de la République”.

Dyqane u plaçkitën, të paktën një restorant u shkatërrua plotësisht nga zjarri, ndërsa BBC-ja vërejti përleshje që shpërthyen midis disa prej grupeve. Policia e rendit u pa duke ndërhyrë me forcë ndaj një turme në qendër të Parisit, duke goditur disa persona me shkopinj gome.

Në Lion, kryetari i bashkisë Grégory Doucet e quajti djegien e zyrës turistike të qytetit “një tragjedi” për qytetin, duke deklaruar për BFMTV: “Kjo na thyen zemrën, sepse është një ndërtesë historike shumë ikonike dhe e njohur”. Policia vendore njoftoi se “individë armiqësorë” penguan zjarrfikësit që të ndërhynin në mënyrë të sigurt për të shuar flakët.

Ekipet e zjarrfikësve luftuan gjithashtu me zjarrin në bashkinë e Limozhit (Limoges); sipas prefekturës vendore, zjarri shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.

Galeries Lafayette in Paris is being looted tonight.It’s the French equivalent of Harrods in London or Bergdorf Goodman in NYC https://t.co/F5jZU4bswZ — Visegrád 24 (@visegrad24) October 17, 2026 Bashkia e Limozhit u “shkatërrua në masë të madhe” nga zjarri, njoftoi prefektura.

Një i ri “humbi dorën nga shpërthimi i një granate” në Saint-Étienne, bëri të ditur në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së këtij qyteti në juglindje, Régis Juanico, duke shtuar: “Një tragjedi e tillë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

Ministria e Brendshme deklaroi se protestat përfshinë “akte të qëllimshme dhune” nga “individë të maskuar” në vende të ndryshme, përfshirë pjesë të kryeqytetit.

Burimi: Telegrafi