Klubi i Futbollit Lepenci ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij. Vendimi është marrë pas mbledhjes së kryesisë së klubit, ku janë shqyrtuar rezultatet e fundit të skuadrës.
Përmes një komunikate zyrtare, Lepenci ka falënderuar Statovcin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar deri më tani, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës. Klubi nuk ka bërë të ditur se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës pas ndarjes me trajnerin.
“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”. “Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhej në njoftimin e klubit./ Telegrafi
