Shumë histori për Japoninë brenda një ndeshjeje

0%

Shpërndaje në: Japonia fitoi 4:0 ndaj Tunizisë dhe ka shkruar histori në disa aspekte. Asnjë përfaqësuese aziatike më parë nuk i kishte shënuar katër gola në Kupë të Botës, Daichi Kamada e shënoi golin më të hershëm të Japonisë në Monterrey, dhe të gjitha këto u panë në ndeshjen e 1000-të të Kupës së Botës.

Japonia barazoi 2:2 në ndeshjen e parë dhe tani ka mundësi të mirë për të avancuar tutje. Kamada me golin në minutë e katërt e kaloi Shinji Kagawan, që e mbante rekordin për golin më të shpejtë në Botëror për Japoninë. Kagawa kishte realizuar në minutën e gjashtë ndaj Kolumbisë, në vitin 2018.

Burimi: Koha