Klubi i atletikës Prizreni ka arritur rezultate të lakmueshme në Kampionatin e Kosovës në kros. Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, është i ngazëllyer me rezultatet e garuesve të tij. “Sot, në parkun Gërmia në Prishtinë, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës në kros.
Në këtë garë, klubin e atletikës Prizreni e përfaqësuan 4 garues dhe u fituan 3 medalje, 2 të arta dhe 1 bronzi. Merve Spahi – U20 u shpall kampione në 4000 metra, Aron Paçarizi – U12 u shpall kampion në 500 m. Dhe Andi Çoçaj – U12 e zuri vendin e tretë. Elvan Alia – U10 gara e parë dhe e zuri vendin e katërt” , ka njoftuar KA Prizreni.
