Rosie Huntington-Whiteley mahnit me format trupore, modelja shfaq

0%

Modelja e njohur britanike, Rosie Huntington-Whiteley, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me format e saj trupore, duke publikuar të premten një selfie nga palestra në Instagram. 39-vjeçarja u shfaq e veshur me një sytjena sportive ngjyrë kafe, duke vënë në pah barkun e tonifikuar dhe fizikun e saj atletik.

Modelja tregoi gjithashtu forcën fizike dhe rezultatet e stërvitjeve intensive, ndërsa kishte kombinuar veshjen sportive me geta elastike për palestër nga marka ALO dhe çorape në të njëjtën ngjyrë. Rosie është nënë e dy fëmijëve, djalit Jack, tetë vjeç, dhe vajzës Isabella, tre vjeçe, të cilët i ka me të fejuarin e saj, aktorin e njohur Jason Statham, 59 vjeç.

Rosie Huntington-Whiteley Çifti britanik, i njohur për jetën e tyre larg vëmendjes së tepërt publike, jeton në Los Angeles. Ata u njohën në një festë në Londër në vitin 2010, ndërsa modelja e ka përshkruar lidhjen e tyre të hershme si një kimi të menjëhershme. Statham dhe Huntington-Whiteley u fejuan në vitin 2016.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Modelja e bëri publike këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre kur u shfaq me unazën e saj mbresëlënëse me diamant në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes. Pavarësisht viteve së bashku dhe familjes që kanë krijuar, çifti vazhdon të ruajë një profil relativisht të ulët në jetën private. Rosie Huntington-Whiteley

Burimi: Bota Sot