Hertha ndalet pas shtatë fitoreve, kjo është nota për Leon Parduzin

0%

Holstein Kiel është ndarë në barazim 0:0 me Hertha Berlinin, në ndeshjen e javës së tetë të Bundesligës II të Gjermanisë. Futbollisti nga Kosova, Leon Parduzi, u paraqit si titullar për Holstein Kielin në këtë takim dhe u vlerësua me notë të lartë nga faqja e specializuar për statistika sportive, “Sofascore”.

Parduzi mori notën 7.7, duke regjistruar një paraqitje të mirë në përballjen ndaj skuadrës nga Berlini. Ndërkohë, portieri i Kielit, Timon Weiner, ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, me notën 9.2. Hertha Berlini kryeson renditjen me 22 pikë, ndërsa Holstein Kiel gjendet në vendin e 18-të me vetëm pesë pikë. Kieli ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në kampionat.

Megjithatë, vëmendja kryesore e kësaj ndeshjeje ishte ndalja e Herthës, e cila vinte pas shtatë fitoreve radhazi dhe këtë herë u desh të kënaqej me një barazim pa gola në udhëtim ndaj Holstein Kielit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot