Rikthimi dhe vazhdimi i fuqishëm i “Lëvizjes për Universitetin”

0%

Prej 4 ditësh, rinia studentore në Shqipëri po proteston fuqishëm, pas 135 ditësh proteste paqësore të rinisë dhe të elitës qytetare patriotike shqiptare. Por tashmë këto protesta janë shndërruar në mosbindje civile, pasi u provokuan nga policia, të cilën protestuesit e quajnë policia e krimit.

Këto protesta janë shndërruar në mosbindje civile, të nxitura edhe prej arrogancës, talljes e deri te shpifjet e fyerjet nga kryeministri dhe qeveria, si dhe nga përbuzja e fyerjet e disa emisioneve të humorit të televizioneve mercenare të politikës dhe korrupsionit ndaj protestave dhe protestuesve patriotë, fisnikë e demokratë, që kërkojnë liri, jo eksod, punësim, jetë më të mirë e më të sigurt; që kërkojnë dije dhe jo pazar me diturinë dhe diplomat; rinia dhe studentët që po protestojnë kundër korrupsionit, hajdutërisë, injorancës dhe tradhtisë.

Tani, pas 8 vitesh, rinia patriotike studentore është rikthyer përsëri në protesta për të realizuar atë që nisi para 8 vitesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por më vjen shumë mirë që unë, si mbështetës i atyre protestave të atëhershme dhe i këtyre të sotme, shoh se sot rinia po proteston ashtu sikurse u pata propozuar para 8 vitesh, më , me një shkrim me titull: “NJË ‘KËSHILLË’ PËR ‘LËVIZJEN PËR UNIVERSITETIN’” Unë po shkruaj për të tretën herë radhazi deri më sot për lëvizjen tuaj, “Lëvizja për Universitetin”.

Në shkrimin e parë iu drejtova shqiptarëve për ta mbështetur protestën tuaj si protestë kombëtare; në të dytin, për t’ju mbështetur juve si lëvizje antipolitike kundër elitës politike të tranzicionit.

Por edhe me këtë shkrim të sotëm po ju drejtohem juve, pjesëtarëve të lëvizjes suaj, që tani duhet të dilni dhe të vazhdoni të protestoni jo vetëm për kërkesat tuaja më se të drejta, por duhet edhe t’i zgjeroni ato dhe të mbroni kërkesat e drejta të qytetarëve të Shqipërisë, të prindërve tuaj dhe të familjeve shqiptare, të cilave iu vu taksa e Rrugës së Kombit.

Duhet të mbroni edhe kërkesat e minatorëve, të naftëtarëve, të atyre që marrin paga e pensione të ulëta dhe të atyre që përballen me çmime të larta të ushqimeve, të ujit e të karburanteve; të mbroni edhe ata të cilëve po u shemben shtëpitë. Më kryesorja, ju duhej të protestonit më herët për VETTING-un dhe tani duhet ta përkrahni e ta nxisni zbatimin e tij.

Ju duhet t’i bëni kauza tuaja edhe të gjitha problematikat e shumta që ka shoqëria shqiptare, pjesa më vitale e së cilës jeni ju.

Ju duhet t’i akumuloni pakënaqësitë publike dhe të protestoni edhe kundër skamjes e varfërisë, në mbrojtje dhe përkrahje të atyre për të cilët mbijetesa është problem; edhe kundër pasigurisë, pasi ju, edhe kur të diplomoheni, nuk keni të ardhme në Shqipëri, por duhet të largoheni nga atdheu, ashtu sikurse po bëjnë të diplomuarit para jush.

Të protestoni edhe kundër faktit se përse në Shqipëri, prej 28 vitesh, nuk ndërtohet shteti ligjor dhe as nuk është anëtarësuar vendi në BE; dhe përse rinia shqiptare është e para në botë që kërkon të largohet nga atdheu. Pra, të protestoni kundër papërgjegjshmërisë së politikës, si pasojë e së cilës mbi 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Pra, përderisa ju i kërkoni mbështetje popullit dhe qytetarëve që të mblidhen bashkë me ju në mbështetje të kërkesave tuaja, atëherë ju merrni mbi supe misionin tuaj gjithëpërfshirës, jo vetëm “Për Universitetin”, por edhe “Për Universalitetin”, pra për interesat gjithëpërfshirëse të shoqërisë shqiptare.

Ju deri tani deklaroheni se kërkesat tuaja nuk janë politike, por si mund të mos jenë politike kur ju kundërshtoni dhe ia kërkoni zgjidhjen dhe pranimin e tyre politikës qeverisëse? Ju nuk i besoni asnjë partie politike, ashtu sikurse nuk u beson më atyre as shumica e shqiptarëve, dhe me të drejtë nuk i pranoni ato në lëvizjen tuaj.

Pra, ju me të drejtë po refuzoni gjithë këtë elitë politike të këtyre viteve të tranzicionit. Atëherë, unë po ju drejtohem me këtë propozim: nga lëvizja juaj të dalë një lëvizje e re politike, që të marrë përsipër sfidimin dhe ndëshkimin e kësaj elite politike, jo vetëm antiintelektuale e kundëruniversitare, por edhe antipublike, pasi prej saj shqiptarëve u kanë ardhur vetëm padrejtësi, vuajtje, mjerim, papunësi dhe eksod, mashtrime e gënjeshtra.

Populli po ju ndjek me respekt dhe admirim, duke shpresuar që ju të merrni mbi supe kauzën kombëtare: ndëshkimin e këtij establishmenti politik, dëbimin nga pushteti të kësaj elite politike, gjë të cilën votuesi shqiptar me siguri do t’ua besonte juve me votë të lirë, nëse ju e merrni përsipër politikisht si lëvizje apo si parti politike, pra nëse ju angazhoheni si lëvizje apo forcë politike. *Shenim: Prej 138 ditësh, rinia dhe studentët po protestojnë fuqishëm.

Këto protesta, të cilat unë që në ditët e para i kam quajtur “Lëvizja për Triumfin e Kombit”, i kam cilësuar si protestat dhe lëvizjen më madhështore në historinë e shtetit shqiptar, si protesta dhe lëvizje që po e lëvizin historinë dhe që po bëjnë e shkruajnë epokë.

Burimi: Bota Sot