Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte i pranishëm në turneun tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” nw futboll. “Mbrëmë në Gjonaj pata kënaqësinë të jem pjesë e natës finale të turneut tradicional të futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”.
Organizimet e këtilla janë akt kujtese e shprehje mirënjohjeje, por edhe dëshmi që sakrifica e brezave të tërë vazhdon të jetojë në vetëdijen kolektive të shoqërisë e të popullit tonë dhe të promovojë vlerat e shëndosha për brezat e ri.
Ne duam t’i japim hov sportit, e në veçanti futbollit si më i popullarizuari, si kundërvënia më e mirë ndaj pasivitetit fizik në këto kohëra të dominimit të ekraneve të vogla të telefonave celularë. Sporti është edukim, dispilinë dhe përkushtim që na bën bashkë.
Nëpërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë do të mbështesim turnire garash e inciativa të ngjashme, të cilat ua mësojnë rinisë sportin si kulturë, jetën e shëndetshme, konkurrencën fer dhe aktivitetin në bashkësi”, k a shkruar kryeministri Albin Kurti.