Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të përballet më 1 tetor në ndeshjen tretë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Megjithatë, ndeshja nuk do të zhvillohet në Izrael, por në Drebrecen të Hungarisë. Do të luhet në stadiumin Nagyerdei, i cili ka një kapacitet prej 20 mijë ulëseve. Izraeli vazhdon të shfrytëzojë vende neutrale për ndeshjet e tij.

Vendin e organizimit të ndeshjes Izrael – Kosovë e ka bërë të ditur UEFA. Është hera e parë që “Dardanët” paraqiten në Ligën B. Kosova e nis paraqitjen saj në Ligën e Kombeve kundër Irlandës më 24 shtator. Pas ndeshjes kundër Irlandës në Prishtinë, Kosova tri ditë më vonë do të përballet në Vjenë me Austrinë.

Më 1 tetor e luan kundër Izraelit në Debrecen, ndërsa ndeshjen tjetër të tetorit e luan kundër Austrisë në Prishtinë. Në Prishtinë më 14 nëntor e pret Izraelin, kurse ndeshjen e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e luan kundër Irlandës në Dublin më 17 nëntor. Izraeli ishte kundërshtar i Shqipërisë në miqësoren e qershorit. Kishte shumë kundërshtime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Para ndeshjes, faqet zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale ishin të mbushura me komente që kundërshtonin këtë miqësore, për shkak të kundërshtarit që ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kundërshtimet për ndeshjen me Izraelin janë të mëdha edhe në Irlandë. Kosova e kishte Izraelin kundërshtar edhe në kualifikimet e Evropianit 2024.

Ndeshja në Tel Aviv kishte përfunduar baras 1:1, kurse në Prishtinë, Kosova fitoi 1:0.

Burimi: Koha