Trump për Kimberly Guilfoyle: U zhgënjeva nga ajo që lexova, nuk dua

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e Kimberly Guilfoyle, ish-ambasadores amerikane në Greqi, duke shprehur zhgënjimin e tij për raportimet e fundit rreth saj.

Në një intervistë për Newsmax, të enjten në mbrëmje, Trump u pyet nëse Guilfoyle mund të përballet me pasoja ligjore dhe nëse ai do të shqyrtonte mundësinë e faljes së saj. “U zhgënjeva nga ajo që lexova, nuk kam folur me të ”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se nuk dëshironte të mendonte për mundësinë e faljes së saj.

Trump deklaroi se e njihte Guilfoyle prej vitesh, por theksoi se nuk kishte pasur një njohje të afërt me të. Ai kujtoi gjithashtu se ajo kishte qenë e martuar me Gavin Newsom, guvernatorin e Kalifornisë. Pavarësisht zhgënjimit të shprehur, presidenti amerikan vlerësoi punën e saj gjatë qëndrimit në Greqi, duke thënë se ajo kishte bërë një punë të mirë si ambasadore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ajo është e aftë, por kur lexova se çfarë ishte shkruar, u habita dhe u zhgënje va”, deklaroi Trump. Reagimi i presidentit vjen pas raportimeve të fundit në media për pretendime lidhur me Guilfoyle, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e saj dhe mundësinë e përballjes me probleme ligjore.

Trump nuk dha detaje të tjera mbi çështjen dhe bëri të ditur se nuk kishte komunikuar me të.

Burimi: Bota Sot