Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka” me seli në Nürtingen të Gjermanisë

0%

Dje, , në Warnau afër Shtutgartit, në 11 vjetorin e përjetësimit dhe ngjitjës n’Panteon të atdhetarit të paepur dhe shqiptarit të madh, Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti, mbajti: A K A D E M I P Ë R K U J T I M O R E Dje, me pietet të lartë dhe krenari kombëtare, u nderua & përkujtua ushtari i përvuajtur i ideve të mëdha dhe i farkëtuesve të ideleve kombëtare NDSH-iste, siq ishin prof.

Ymer Berisha, Marie Shllaku, Gjon Sereqi e shumë të tjerë ; gra e burra që punuan e luftuan për bërjën e Shqipërisë-Shqipëri.

Në nderim të kontributit enorm & ekskluziv ; kauzës së lirisë dhe bashkimit të trojeve etnike, në një Shqipëri të bashkuar, pra në një Shqipëri etnike, apo siq e quante vet VIGANI, Emil Kastrioti, bërjën e Shqipërisë natyrale, të asaj Shqipërie të dhënë nga ZOTI, secilës, i kushtoj një jetë të terë ; mundi, përpjekje e sakrifice mbinjerëzore, pa u ndalur dhe dorëzuar kurrë deri n’frymën e fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambientet ku ishte organizuar Akademia, ishte përgaditur me sens dhe përkushtim nga organizatori, ku bie në sy ikonografia e qelluar për këtë rast ; me foto të këtij burri të shquar të kombit dhe ushtari të palekundur të Shqipërisë natyrale, Emil Kastrioti, si dhe stolisja e skenes me flamuj : kombëtar, shtetëror dhe atij gjerman. Mikëpritje e ngrohtë dhe atmosferë respekti e nderimi ..

Pjesmarrja ishte solide, por edhe me një “kolorit” të brezave dhe gjinive, kuptohet e dominuar nga bashkëveprimtarë e bashkëkohës të BACË, Emil Kastriotit, njohës dhe dashamirë të veprës kolosale të Tij në sherbim të kauzës kombëtare dhe bërjës së Shqipërisë natyrale.

Peshën, seriozitetin dhe rëndësinë, kësaj akademie përkujtimore, i shton edhe fakti se e njëjta u gjirua nga TVR dhe nga vetë producenti dhe drejtuesi i këtij televizioni, i mirënjohuri Rifat Avdiu. Me intonimin e të dya hymneve nacionale ; atë kombëtar dhe shtetëror, moderatorja e spikatur dhe brilante znj.

Valbona Spahiu, shpalli të hapur këtë event kujtimi e nderimi me akademi, kushtuar patriotit dhe atdhetarit të madh, Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti. Me një minut heshtje, u nderuan të rënët dhe dëshmorët e kombit në të gjitha përiudhat historike, me theks, ushtarët e Shqipërisë etnike.

Me një moderim par-ekselent, znj Valbona Spahiu, një pinjolle dhe trashegimtare gjenetike e një familje atdhetare, me një përformancë dhe pasion që linte shije të thellë atdhedashurie, përshendeti të pranishmit dhe falenderoj për pjesmarrje në akademinë përkujtimore kushtuar ish Kryetarit të Beslidhjës Kombëtare Demokratike Shqiptare, patriotit të madh, Emin Fazli-Emil Kastrioti.

Ajo në fjalën e saj tutje, përshendeti ; Përfaqsues të Institucioneve, përfaqësues të Konsullates së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Konsullin z.Gramoz Berisha dhe Konsullen, znj. Arbërie Shabani, familje të dëshmorëve, familjar të heronjëve të Kosovës, siq ishte z, Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Salih Çekaj dhe figura tjera eminente të çështjes kombëtare, prezent në akademi ..

Fjala iu dha, Kryetarit të SH.K.SH. “Kadri Zeka”, z.Taxhidin Bakija, i cili në fjalën e Tij përshendetëse, falenderoj të pranishmit për pjesëmarrje dhe nderimin që po i bëjnë figurës emblematike të shqiptarizmës, ushtarit besnik të bashkimit të shqiptarëve në një Shqipëri natyrale, Emiln Fazliut-Emil Kastriotit.

Në emër të Konsulatës sonë në Shtutgart, fjala iu dha znj Arbërie Shabani, e cila pasi përshendeti të pranishmit, falenderoj dhe përgëzoj organizatorët e kësaj akademie, duke nderuar në mënyrë të veçantë, familjën e BACË Emin Fazlisë-Emil Kastrioti.

Ajo në fjalën e saj, foli për historinë dhimbshme kombëtare, sakrificën e brezave dhe kontributin e tyre që neve sot gëzojmë lirinë dhe shtetin e pavarur.

Ajo kujtoj në këtë rast, se edhe pse, atdhetari dhe patrioti i madh, Emil Kastrioti, nuk arriti aspiratën kombëtare për një Shqipëri të bashkuar dhe në kufijtë natyral, megjithatë përjetoj çlrimin dhe shtetin e Kosovës, derisa bërjën e Shqipërisë-Shqipëri, ua la brezave amanet.

Pas Konsules, Arbërie Shabani, në skenë për një fjalë përshendetëse, u ftua z Smajl Çekaj, i cili përshendeti të pranishmit dhe i falenderoj pjesmarrësit dhe organizatoret e kësaj akedemie kushtuar shqiptarit të madh, Emil Kastrioti.

Ne skenë u ftua, kush tjetër përveq ish bashkëkohësit e bashkëveprimtarit të Emil Kastriotit, miku të Tij në rreth gjysëm shekulli, Kryetar nderi i Shoqates “Kadri Zeka”, z. Xhafer Leci.

Z.Xhafer Leci në fjalën e Tij të gjerë dhe pëmbajtësore, iu referua jetëshkrimit dhe trajekores politike & atdhetare të Emil Kastriotit, duke e përshkruar si një atdhetar të paepur, luftetar të pathyeshëm të kauzës kombätere dhe mbi të gjitha ; si një njeri i cili punoj parreshtur dhe pa kursyer asgjë nga jeta, vetëm e vetëm që një ditë shqiptarët të janë të lirë dhe të bashkuar në një shtet, ashtu siq janë një komb.

Z. Xhafer Leci, në përshkrimin e figures dhe personalitetit të Emil Kastriotit ndër dekada, përmendi vuajtjet dhe peripetitë atdhetarit gjatë këtij rrugëtimi jetësot, pa përjashtuar përiudhën e burgut dhe persekutimit në burgun famëkeq të Lepoglaves, ku Ai vuajti 5-6 vite dhe u amnistua pas rënjës së Rankoviqit në Plenumin e Brioneve të vitit 1966.

Jeta dhe veprmtaria e bujshme në interes të bashkimit të trojeve etnike në Gadishullin Ilirik, sipaz z. Leci, nuk u ndal kurrë nga Emil Kastrioti as në përendim, ku u detyrua të migroj, por përkundrazi, ngjarjet dhe zhvillimet historike, e nxjerrin atë në krye të kerkesave nacionale për liri dhe të drejta, madje edhe si protagonist, duke përmendur demonstratat e organizuara në Gjermani, Bruksel e vende tjera, qysh para të 80-ve.

Vlenë të permendet, se në fjalën e tij si referues, z. Xhefer Leci, përmendi tentim atenatatin e një bashkëverimtari dhe atentatin mbi Vehbi Ibrahimin, si viktimë e parë politike e organizuar nga UDB-ja jugosllave në përendim, dhe potencoj se vetëm syqeltësia, kujdesi i organeve të sigurimit gjerman, dhe vigjelenca e bashkëpunëtorëve, shpetoj Emilin që të shmang atentatin mbi të.

Me evokime plotë ndijësi e ndjeshmëri për momentet e kaluar së bashku, por edhe me plot krenari si ishte bashkëveprimtar i Tij, me uratën për bërjen e Shqipërisë natyrale, përfundoj fjalën e rastit, z.Xhafer Leci. Referues i radhes në akdemi, ishte z.

Baki Mustafi, oficier kariere në ish Ministrinë e Mbrojtjës dhe tani Kryetar i Shoqates “Pavarësia” me seli në Shtuttgart, i cili evokoj kontaktet e para dhe të atabluara në kohë më BACË Emin Fazliun.

Me pas për një fjalë rasti, u ftua në skenë, veprimtari i dalluar i çeshtjes kombëtare, njëherit njohës dhe njeri i afërt i Emil Fazliut në një përiudhë të gjatë kohore, rrefimet dhe evokimet e Tij plot kuptim, zgjuan kërshërin e pjesmarrësve, duke e ndje ma afër vyrtytet humane dhe karakterin njerëzor të BACË Emil Kastriotit. Z.

Gashi, e vlerësoj me nota të larta dhe n’superlativ, kjartësinë dhe thellësinë e mendimit politik të Emin Fazliut, për ma tepër, largpamësinë dhe vendoshmerinë e Tij, për të mos u ndalur e dekurajuar kurrë deri në plotësimin e aspirates së drejtë dhe të natyrshme ; bashkimin e shqiptarëve në një Shqipëri etnike. Edhe ish Kryetari i Besëlidhjes për Gjermani, z.

Esat Hulaj, foli për rolin dhe kontributin e atdhetarit Emil Fazlia-Emil Kastrioti, për platformen dhe programin politik-kombëtar të Levizjes dhe padyshim, për nëvojën që këto të shtyhën para, deri në përmbushjën e synimit dhe aspirates së ligjshme kombëtare, bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Pasuan referues tjerë, ndër ta edhe z.

Idriz Sinani, njohes i historisë kombëtare, dhe me theks, njohes dhe vlerësues i personalitetit historik të levizjes sonë kombëtare, Kryetarin e Beslidhjes, Emil Kastrioti.

Poeti dhe autori Neki Lulaj, në pamundësi që të jetë prezent dhe të recitoj poezinë kushtuar atdhetarit Emil Kastrioti, kishte porositur z Xhafer Leci që në e mër të Tij, të përshendet akedeminë, dhe poezia e Tij të recitohet, sespe ishte krijim poetik, enkas për akademinë në fjalë. Z. Leci, pasi kreu porosinë dhe falenderoj nga distanca z.

Neki Lulaj, i ofroj znj Valbona Spahiu-moderatore që ta recitoj poezinë, e cila e bëri me shumë andje dhe përkushtim, dhe e njëjta u mirëpritë nga të pranishmit.

U lëxua edhe letra e prof Ramadan Begu, Kryetar i Besëlidhjes në Mergatë dhe më pas ; SHKSH “Kadri Zeka”, organizatore e kësaj akademie, kishte nda mirënjiohje : Post-mortum BACË Emin Fazliut-alias, Emil Kastriotit, e cila i’u dorëzua vëllaut të Tij, prezent në akademi, inxhinierit, z.

Selman Fazliu, i cili pranoj mirënjohjën, falenderoj SHKSH-në “Kadri Zeka” për mirënjohjën dhe organizimin e akademisë në nderim të vallaut të Tij, Emin Fazlu. Udhëheq’sja e programit, moderatorja Valbona Spahiu, në emër të organizatorit, falenderoj pjesmarrësit për kontributin dhe vëmëndjen gjatë kohës së akdemisë, dhe shpalli atë të mbyllur.

Burimi: Bota Sot