Futbollisti i njohur maroken, Noussair Mazraoui, ka habitur opinionin sportiv me deklaratën e tij të fundit lidhur me të ardhmen në futboll. Në një prononcim për media, ish-lojtari i Ajaxit ka bërë të ditur se po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij pas përfundimit të Kupës së Botës.
Mazraoui theksoi se dëshiron të ketë më shumë kohë për jetën personale dhe përkushtimin ndaj besimit, duke zbuluar një synim të veçantë për të ardhmen. “Mund të tërhiqem nga futbolli pas Kupës së Botës. Jeta është e shkurtër. Dua ta mësoj përmendësh Kur’anin dhe një ditë të bëhem imam i një xhamie”, deklaroi ai.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat sportive, pasi futbollisti maroken vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të futbollit evropian. Synimi i tij për t’iu përkushtuar jetës fetare pas karrierës sportive është vlerësuar nga shumë tifozë dhe ndjekës të tij.
