Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët. Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më , rreth orës , pasi familjarët kishin njoftuar se 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja. Për kërkimin e tij janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës. Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 46-vjeçarit të raportuar të zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informata shtesë pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com