Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar si pasojë e përplasjeve të ndodhura dje mes protestuesve dhe policisë, në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije përmes një njoftimi se 3 kalimtarë vijojnë qëndrimin në spital, ku gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.
Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në spital janë po ashtu 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi, shkruan a2cnn.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
