Incident në sheshin e Gjilanit – 26-vjeçari dyshohet se kërcënoi

0%

Një incident është regjistruar mbrëmjen e 12 tetorit në sheshin e qytetit në Gjilan, ku dy zyrtarë policorë janë lënduar gjatë arrestimit të një personi të dyshuar. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , derisa policët ishin në detyrë afër kafiterisë “ NOYERA ”, janë ndalur nga L.P.., i cili dyshohet se për arsye banale iu është drejtuar atyre me fjalë kërcënuese.

Policët kanë ndërhyrë dhe e kanë prangosur të dyshuarin, duke e shoqëruar drejt stacionit policor. Gjatë shoqërimit, në rrugën “Akile Imam i”, P. dyshohet se e ka goditur nga prapa me këmbë njërin prej zyrtarëve policorë, duke bërë që ai të rrëzohet dhe të pësojë lëndime në shpinë dhe dorë. Edhe zyrtari tjetër policor dyshohet se ka pësuar lëndim në dorë gjatë arrestimit.

Njëri prej policëve ka pranuar trajtim mjekësor. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” , ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com