Tetori njihet si muaji i historive misterioze, kungujve të vjeshtës dhe gjetheve që fillojnë të bien nga pemët. Megjithatë, atmosfera festive e Krishtlindjeve tashmë ka nisur të ndihet, falë fushatës së re magjike të Dior Beauty, me protagoniste aktoren e njohur Anya Taylor-Joy.
Aktorja 30-vjeçare britaniko-argjentinase ka mahnitur me elegancën e saj, duke u shfaqur me një fustan krem, të kombinuar me këpucë të bardha me taka të ulëta, të zbukuruara me një fjongo delikate.
Në fotografitë e realizuara për fushatën festive, ajo shfaqet duke shkëmbyer dhurata me modelen 22-vjeçare Deva Cassel, e cila kishte zgjedhur një fustan të bardhë pa rripa, të kombinuar me taka të zeza, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”. Anya Taylor-Joy.
Dy bukuroshet pozojnë pranë një peme të Krishtlindjeve, të frymëzuar nga ëmbëlsirat tradicionale me xhenxhefil dhe të zbukuruar me drita vezulluese, duke krijuar një atmosferë përrallore.
Në këtë fushatë, e cila fton publikun të shijojë magjinë e festave të fundvitit, Anya Taylor-Joy shfaqet e rrethuar nga flokë dëbore të ndriçuar, ndërsa flokët e saj të gjatë biondë i bien hijshëm mbi shpinë. Anya Taylor-Joy. Anya Taylor-Joy.
Si ambasadore globale e markës Dior, aktorja sjell një kombinim të elegancës, bukurisë dhe atmosferës festive, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë fushatës së këtij viti.
