Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet

0%

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i ndryshimeve buxhetore për vitin 2026, planifikimi i punës dhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e tyre.

Në orën , Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që mbulon ky komision.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e tij. Në orën , Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, në orën , Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po në këtë orë, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjet buxhetore për vitin 2026, në fushat përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com