Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

0%

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se në rastin e dyshimeve për shpërdorim në Federatën e Futbollit të Maqedonisë janë siguruar edhe katër persona, të cilët paraprakisht ishin të pakapshëm për organet e rendit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy nga të dyshuarit sot kanë dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Për njërin është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për tjetrin masa e pranisë gjatë procedurës. Dy personat e tjerë, sipas Prokurorisë do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së nesërme. Në hetimin për shpërdorime në FFM janë të dyshuar gjithsej 18 persona fizikë dhe 8 juridikë, në mesin e të cilëve edhe ish krerët e Federatës Muhamed Sejdini dhe Ilço Gjorgjioski.

Ata dyshohen për shpërdorimin e mbi 2,9 milionë eurove në dëm të Federatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi