Një mbrëmje e zakonshme e së dielës u kthye në makth për fshatin Pogragjë të Gjilanit. Krismat e armës së zjarrit çanë qetësinë e fshatit dhe një i ri vetëm 29 vjeç u rrëzua pa jetë. Por ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë është se për vrasjen dyshohet vetë babai i tij! Ishte rreth ora e 11 tetorit 2026, kur Policia mori informatën e rëndë për të shtëna me armë.
Njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes, por për të riun nuk kishte më shpëtim. Ekipi mjekësor vetëm sa konstatoi vdekjen e tij aty në vend. Ndërkohë, babai i viktimës, i dyshuari kryesor, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur! Plaga që nuk u mbyll kurrë Por kjo nuk është e gjitha.
Kjo familje kishte varrosur tashmë një djalë! Rreth dy vite më parë, një tjetër djalë i saj humbi jetën tragjikisht në një aksident me motoçikletë. Plaga ende nuk ishte mbyllur, kur fati i egër trokiti sërish në këtë derë, duke i marrë edhe djalin e dytë, këtë herë në rrethana që të ngrijnë gjakun. Çfarë ndodhi në atë shtëpi?
Pyetja që po bëjnë të gjithë është një: çfarë e shtyu këtë tragjedi? Motivi mbetet mister, ndërsa hetuesit po punojnë pa pushim për të zbardhur çdo detaj të kësaj ngjarjeje që ka tronditur mbarë Gjilanin.
