WASHINGTON – Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, pas një serie raportimesh që e akuzojnë për sjellje të papërshtatshme dhe ndoshta të paligjshme para dhe gjatë mandatin të saj.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili foli në kushtet e anonimitetit, tha se Trump dhe Rubio janë “jashtëzakonisht të zemëruar” nga raportet dhe se vendimi pritet të merret këtë javë, pas festës së Columbus Day.
Rubio ishte veçanërisht i irrituar, pasi vizitoi Athinën javën e kaluar dhe Guilfoyle e priti me një përqafim të fortë, duke marrë pjesë në pothuajse të gjitha eventet e tij, ndërsa akuzat qarkullonin.
Sipas The Wall Street Journal, Guilfoyle ka kërcënuar një zyrtar grek, ka pranuar dhurata dhe shërbime të papërshtatshme dhe ka ofruar ndikimin e saj në administratë në këmbim të pagesës së një fature kreditore prej 100 mijë dollarësh.
Ajo është akuzuar gjithashtu se ka promovuar interesat e një kompanie greke të ndërtimit dhe energjisë, ka lejuar lobistin e saj në takime diplomatike private dhe se ka kërkuar me forcë pjesëmarrjen në evente luksoze. Avokati i saj pohon se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar, ndërsa ambasada amerikane në Athinë ka shprehur mbështetje të heshtur.
Rubio fillimisht e mbrojti, duke thënë se “ka qenë një ambasadore e fortë”, por më vonë refuzoi të komentonte dhe kritikoi gazetarët që e pyetën për akuzat. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit po shqyrton çështjen, ndërsa demokrati në Kongres kërkojnë hetime formale.
Guilfoyle, ish-prezantuese e Fox News dhe ish-e fejuar e Donald Trump Jr., mbetet në qendër të një skandali që po rritet me shpejtësi.
